Jo vetëm tenist por edhe një biznesmen i suksesshëm. Britaniku Endi Marrej, numri 1 në botë për meshkuj, nga viti 2013 ka blerë një hotel në qytetin e tij të lindjes, Dunblane, në Skoci. Një hotel përrallor, që ka 10 dhoma, 10 suita dhe një kishë të vogël, e përshtatshme për martesa private, me pak njerëz. Çmimi i një dhome çift për një natë është minimum 500 euro. Hoteli i tij ka marrë një vlerësim maksimal nga “Scotish Hotel Awards” në vitin 2014, duke e vlerësuar me 5 yje. Madje një vit më vonë është vlerësuar si “hoteli i vitit”, për kushtet që ofron. Një hotel i vogël, por përrallor, ku gjithçka është vendosur me kujdes.