Shkup, 7 nëntor – Ndryshimet e shpeshta që janë bërë në Ligjin për arsim të lartë në Maqedoni jo vetëm që nuk e kanë përmirësuar cilësinë e organizmit të veprimtarisë së punës në këtë sferë dhe nuk kanë dhënë shumë kontribut në rritjen e cilësisë në përgjithësi të arsimit të lartë, por jo rrallë herë janë bërë edhe pengues të drejtpërdrejtë të zhvillimit të tyre. Profesorët universitar ua faturojnë pikërisht “ligjeve këqija” shkakun e rënies së cilësisë, kurse një prej këtyre problematikave mjaft të rëndësishme, sipas tyre, është edhe mungesa e zgjedhjes së asistentëve nga radhët e ish-studentëve. Ligji për arsim të lartë, prej vitit 2009 u ka hequr universiteteve të drejtën e angazhimit të asistentëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm. Universitetet kanë vetëm kategorinë e profesorëve (docent, inordinar dhe ordinar) dhe asistentëve doktorant (që janë në studimet e shkallës së tretë) me marrëdhënie të rregullt. Kategoria asistent është përjashtuar nga Ligji, dhe kjo, sikurse shprehet prof.dr. Avzi Mustafa, e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë edhe atë në më tepër aspekte, cilësinë e kuadrove nëpër fakultetet. “Me largimin e asistentëve u hap rruga për punësimin e profesorëve në vijë të interesave partiake. U shkëput tradita e mbetjes në fakultete të studentëve të dalluar, që për shumë kënd ishte edhe një motiv… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.