Shkup, 3 dhjetor – Zoran Zaev përsëri është kapur në gënjeshtër me të cilën dëshiron të ik prej përgjegjësisë penale për krimin të cilin e ka kryer dhe herët ose vonë do të ballafaqohet me drejtësinë, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, Vlladimir Nelovski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Zaev, tha ai, është kapur dhe paraqitur për përpjekje për shantazh dhe për të vjedhur para prej një biznesmeni të Strumicës, ndërsa ata që i dëmtojnë institucionet dhe e nënvlerësojnë inteligjencën e popullit”, tha, nuk e kanë vendin as në Kuvend dhe as në politikë. “Krimineli i aboluar Zoran Zaev pa turp e gënjeu gjykatën, i gënjeu mediat, e gënjeu opinionin. Ai për ta anashkaluar procesin gjyqësor për rastin Ryshfeti, fillimisht gënjeu me përgjegjësi të plotë materiale dhe morale se ka pasur takim me ambasadorin italian, Karlo Romero dhe prandaj nuk ka mundur të vijë në seancë. Për këtë erdhi përgënjeshtrimi drejtpërdrejt në emër të ambasadorit italian. Kur kjo gënjeshtër e tij u zbulua, ai tha një të pavërtetë të re se është takuar me konsullin e ambasadës. Në këtë rast vetë ambasada e përgënjeshtroi këtë”, tha Nellovski. Sipas tij, e vërteta në fund ka treguar se Zaev në mënyrë të paarsyeshme e ka anuluar paraqitjen e tij në gjykatë gjoja ka pasur takim me një Stojan Vitanov, person i cili nuk është i punësuar në ambasadën italiane. Ambasada informoi, shtoi ai, se ky person është vetëm i angazhuar, pa kompensim financiar, në ambasadë si korrespondent, por nuk është i punësuar. Vlerësoi se abolimi i Cëvenkovskit për rastin Global, për Zoran Zaev është sinjal se ai është i pandëshkueshëm para gjykatave të Maqedonisë. “Zaev do të përgjigjet para gjykatës. Nëse arriti të shpëtojë me abolimin për krimin e rëndë 8 milionë euro, kësaj here do të përgjigjet për reketin të cilin e ka bërë nga pozita e kryetarit të komunës me të cilin ka dashur të pasurohet për pothuajse 200 mijë euro”, tha Nellovski.