Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski, dje ka startuar me aktivitetet në kuadër të grumbullimit të kampit selektiv, i cili do të zgjasë deri më 14 dhjetor, dhe në kuadër të së cilës do të zhvillohen dy testuese me përfaqësuesen e shpresave të Maqedonisë. Në grumbullimin e djeshëm nuk u paraqitën dy futbollist, të cilët njoftuan se nuk do të jenë pjesë e kampit, ndërsa ata janë Ferhan Hasani dhe David Babunski. Kapiteni kuqezi do të mungojë për shkak të lëndimit, ndërsa Babunski për shkak të statutit tij të paqartë te skuadra e “Cërvena Zvezdës”. Për shkak të lëndimit, Angellovski nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e Marjan Radevskit nga Shkëndija dhe Stefan Spirovskit nga Vardari. (koha.mk)
Të ftuarit e Angellovskit në kampin selektiv:
Portier: Filip Gaçevski (Vardar), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);
Mbrojtës: Mevlan Murati (Shkëndija), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kristijan Toshevski (Pelister), Kire Ristevski (Vashash), Visar Musliu (Renova), Darko Vellkovski (Vardar);
Mesfushor: Bojan Najdenov (Rabotniçki), Besir Demiri (Shkëndija), Lupço Doriev (Akademija Pandev), Boban Nikollov (Vardar), Dushko Trajçevski (Rabotniçki);
Sulmues: Besart Ibraimi (Shkëndija), Kire Markoski (Rabotniçki), Daniel Avramovski (Crvena Zvezda)