Një biznesmen i pasur nga India, ka harxhuar paratë e dasmës së vajzës së tij, për të ndërtuar 90-të shtëpi për të pastrehët. Ajay Munot, një njeri shumë i pasur nga një qytet i lindjes së Indisë, kishte planifikuar që të shpenzonte 100,000 dollarë në dasmën e vajzës së tij, por në këmbim të dasmës luksoze, kishte vendosur që paratë t’i harxhonte duke u ndërtuar shtëpi të varfërve. Ai ka ndërtuar 90-të shtëpi në dy hektarë tokë dhe me kujdes ka bërë përzgjedhjen e njerëzve që do të jetojnë në këto shtëpi, shkruan The Independent. Për të qenë banor i shtëpisë së ndërtuar nga Ajay, personat duhet të ishin në varfëri të skajshme, të jetonin keq dhe të mos kishin asnjë varësi. Edhe vajza e tij me emrin Shreya, e ka përkrahur plotësisht vendimin e babait të saj, e bashkë me bashkëshortin ua kanë dhënë çelësat për shtëpitë e reja të pastrehëve.