Gazeta britanike “The Independent” ka publikuar një hartë, për të shpjeguar lëvizjet më të shumta të emigrantëve. Të dhënat janë marrë nga një studim i vitit 2015, bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Harta është ndërtuar dhe në bazë të të dhënave të EUROSTAT-it, për azilkërkuesit nga janari 2015 deri në qershor 2016. Sipas hartës, Greqia është bërë Shqipëri dhe e kundërta: Shqipëria-Greqi. Ndërkohë Kosova është bërë një “Shqipëri e dytë”.