“X 21” është kafiteria e parë në kryeqytet ku shërbejnë persona me Syndromën Down. Kafiteria është hapur sot në kuadër të Ditës Botërore te Personave me sindromën Down, e cila është nën moton “Një shije më ndryshe”, u përkrah nga Shoqata Down Syndrome Kosova. Kafeneja gjendet afër Hotel Prishtina, dhe siç është njoftuar, ajo hapet që nga ora 9:00. Sot u raportua se janë vetëm 3 persona të punësuar më Syndromën Down.