Komisioni për Antikorrupsion do të kërkojë sqarime shtesë dhe informacione për konkurset për punësim që i kanë publikuar pas shpalljes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Ministria e Drejtësisë, Posta e Maqedonisë, SH.A , SHF “Strasho Pinxhur” në komunën Karabinc dhe Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj. Në seancë publike sot Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) i shqyrtoi parashtresat kundër këtyre institucioneve të parashtruara nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa sipas të cilave, me shpalljet e publikuara është shkelur neni 8-a nga Kodi Zgjedhor. Me këtë nen është paraparë se në periudhën zgjedhore ndalohet fillimi i procedurës për punësim personave të rinj ose ndërprerje të punës, ndërsa procedurat e filluara vendosen në pezullim, përveç nëse nuk bëhet fjalë për punë urgjente dhe pa shtyrje, ndërsa parashtruesi i parashtresës vlerëson se është shkelur neni 16 a nga Ligji për parandalimin e korrupsionit. Me parashtresë deri te Ministria e Drejtësisë kërkohet të vendoset në pezullim procedura për punësim e gjashtë noterëve, për të cilët është shpallur thirrje publike më 14 nëntor, edhe pse më 18 tetor veçmë ishin shpallur zgjedhjet. Parashtruesi i ankesës, siç u sqarua në seancë, ka konstatuar se vendimi për emërim të noterëve është e drejtë diskrete e ministrit të Drejtësisë dhe se ai mund dhe duhet të zgjedh, por duke pas parasysh se është periudhën zgjedhore më shumë se e pritshme është se konkursi do të keqpërdorej që kandidatëve t’u jepen premtime të caktuara. Nga Ministria Drejtësisë, sipas konkluzionit, do të kërkohet informacion nëse konkursi i publikuar, nëse është publikuar deri ku ka arritur procedura, si dhe të prononcohet për urgjencën dhe mos shtyrjen e zgjedhjes eventuale. Sqarim për uregjencën nga punësimi i një punonjësi sporteli KSHPK do të kërkohet nga filiali i Postës së Maqedonisë PQQS Shkup 2 dhe përgjigje nëse për këtë është siguruar dakordim financiar nga Ministria e Financave. Me informacione shtesë do të sqarohet edhe arsyetimi në thirrjet publike për punësim të një mësimdhënësi klasor në gjuhën turke në SHF “Strasho Pinxhur” në Karabinc dhe dy aktorëve në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj. Parashtruesi i parashtresave edhe në këto raste vlerëson se janë shkelur dispozitat ligjore nga neni 8 a dhe nga Kodi Zgjedhor dhe neni 16 q nga Ligji për parandalimin e korrupsionit. Anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion e hodhën poshtë parashtresën që deri te ata i ka parashtruar koalicioni opozitar për thirrjen publike me të cilin ka angazhuar administrator për teknologji informatike për kohë të caktuar. Sipas konkluzionit të Komisionit, bëhet fjalë për procedurë të arsyetuar dhe urgjente për angazhim të personit në pozitë të zbrazur pune. Për këtë vend janë siguruar mjete financiare dhe dakordim nga Ministria e Financave para se të sillet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve.