Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, në Tiranë realizoi takim me ministren për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito. Bashkëbiseduesit diskutuan rreth historikut, themelimit dhe përvojave mes dy institucioneve duke mos anashkaluar mundësinë për bashkëpunim të ngushtë institucional.
Shkëmbimi i përvojave mes të punësuarve në Administratë në dy shtetet ishte një tjetër temë e rëndësishme diskutimi, me zbatimin e të cilës do përfitojnë institucionet në fjalë. Për të mbështetur këtë bashkëpunim, Halili theksoi mundësitë kyçe, atë të organizimit të trajnimeve të përbashkëta si dhe projekteve inovative rreth funksionimit të Administratës në dy shtetet.