Ushqimi tradicional për të cilin hungarezët janë shumë krenarë dhe që është e para në listën e atyre të cilët e gatuajnë për mysafirët e tyre të vendeve të ndryshme. Fatkeqësisht, shumica e mbajnë në mend vetëm si ushqim të cilin në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e kanë ngrënë nga konserva, mirëpo gullashi hungarez, pikërisht është specialitet kulmor, për të cilin e gjithë Hungaria është krenare!
PËRBËRËSIT:
– një pulë prej 1.2 kg.
– 500 g domate
– 2 karota
– 350 g qepë
– 200 g patate
– vaj
– kripë
– piper i kuq, kopër, kumin, piper i bluar i zi
PËRGATITJA: Qepen e grirë fërgojeni në vaj të nxehur dhe shtoni karotat e prera në rrathë. Pastaj përzieni dy lugë piper të kuq dhe copëzat e mishit të pulës dhe fërgoni. Qitni krip dhe piper sipas shijes dhe qitni një litër ujë. Lëreni që të marinohet në zjarr të ulët rreth gjysmë ore. Pastaj shtoni pataten e grirë imët, domaten e grirë dhe pak kumin. Lëreni të zihet edhe rreth njëzet minuta, kur edhe gullashi bëhet i gatshëm për ta servuar.