Në Venezuelë, një grup ushtarak i drejtuar nga David Carabobo ka njoftuar rebelimin kundër qeverisë së Nikolas Maduros. “Nuk është një grusht shteti, por një aksion civil dhe ushtarak për të rikthyer rendin kushtetues. Por akoma më shumë për të shpëtuar vendin nga shkatërrimi total, për të ndaluar vrasjen e të rinjve dhe familjeve tona”, është komunikata me një videomesazh. Pak orë pas publikimit të videos, shefi i qeverisë, Diosdado Cabello, ka bërë të ditur se është kryer një “sulm terrorist” kundër bazës ushtarake të Paramacayt në Venezuelën qendrore dhe që shumë persona janë arrestuar. Pas aksionit të grupit ushtarak, autoritetet kanë “aktivizuar planin e mbrojtjes dhe të dislokimit të trupave, në mënyrë që të garantohet siguria e brendshme”, tha Cabello pak pas njoftimit qe rebelimi i grupit të udhëhequr nga kapiten Caguaripano kishte dështuar.