Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe koalicioni në Kuvend e përshëndeti shpalljen e sotme të zgjedhjeve lokale. “Presim fitore bindëse të kandidatëve tanë për kryetar të komunave dhe listat për këshilltarë në interes të qytetarëve. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë është e gatshme për zgjedhjet lokale që, pas ndërrimit të pushtetit qendror, do të sjellin ndryshime edhe në nivel lokal. Mbështetjen që qytetarët ia japin LSDM-së dhe projekteve që sjellin jetë për të gjithë, çdo ditë po rritet. Kjo duket edhe nga takimet e tona të përditshme me qytetarët dhe nga atmosfera e përgjithshme e lirisë që mbizotëron gjatë dy muajve të fundit”, deklaroi koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicioni Tomisllav Tuntev në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend.