Masat operative për punësim zhvillohen pa probleme edhe krahas krizës politike dhe vetëm këtë vit me këtë plan parashikohen 10 mijë punësime të reja që së bashku me 43.000 punësimet paraprake të realizuara do të arrijnë gjithsej 53 mijë punësime, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili sot mori pjesë në hapjen zyrtare të investimit të ri për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit mjekësor në Shkup.
“Së bashku me projektin ‘Maqedonia punëson 2’ do të kemi rreth 10 mijë punësime të reja nga ky program operues vetëm këtë vit. Tani për tani punët shkojnë mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim rreth zbatimit të saj. Qytetarët janë ata të cilët janë të interesuar për këtë program, janë mirë të njoftuar, rregullisht i vizitojnë hapësirat e Agjencisë për Punësim dhe punët zhvillohen sipas planit. Mjetet në buxhet janë siguruar dhe po shfrytëzohen. Kështu që ky numër prej 53 mijë punësimeve është numër shumë serioz prej vetëm një plani operues, i cili çdo vit promovohet dhe zgjerohet, gjegjësisht shpërblehet dhe rrëzohet”, tha Gruevski në pyetjen e gazetarëve për zbatimin e planit operativ për punësim të Qeverisë.