Nëntëdhjetë e nëntë për qind të kushteve të nevojshme për Kupën e ardhshme të UEFA-së janë plotësuar apo janë në fazë përfunduese. Arena Filipi i Dytë është e gatshme dhe e mori notën “mirë”, por deri më 8 gusht kur manifestimi duhet të mbahet, jemi në gjendje t’i ngritim kushtet edhe një nivel më lartë. Këtë sot e deklaroi drejtori i SHA për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësirë Banesore dhe Afariste (PUIG), Cvetko Grozdanov, duke i hedhur poshtë si spekulime dhe të pabaza akuzat e kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski se në Arenën Filipi i Dytë po bëhen veprime të paligjshme dhe se mbajtja e Kupës është sjellur në pikëpyetje.
Cvetkov në konferencë për shtyp paralajmëroi se do të parashtrojë padi penale kundër Zhernovskit dhe komunës Qendër sepse kanë çuar, siç theksoi, PUIG dhe atë si menaxher në hamendje. Fillimisht i kanë dhënë miratim për ndërtim në tokën në kuadër të Arenës ku duhet të vendosen automjetet për transmetimin e Kupës, përkatësisht për mediumet, e më pas, pas dy muajve janë deklaruar si jokompetentë, duke anuluar miratimin e dhënë paraprakisht.
përgatitja e tokës në të cilën, sipas projektit fillestar është dashur të ketë terrene tenisi, është 70 për qind e përfunduar, por tani, pasi që komuna Qendër e tërhoqi miratimin për ndërtim, ajo vetëm do të rrafshohet, sepse, siç sqaroi Grozdanov, edhe ashtu tashmë i përmbushë kushtet për fortësinë e nevojshme që e kërkon UEFA. Drejtori i PUIG informon se po kërkohen zgjidhje alternative me qëllim që i tërë ky aktivitet ndërtimor të jetë në korniza ligjore. Padia penale kundër Zhernovskit dhe komunës Qendër do të parashtrohet javën e ardhshme. Grozdanov në konferencë për shtyp bën thirrje që kryetari i komunës ta tejkalojë veten dhe të mos i shohë interesat e ngushta partiake sepse, siç tha, Kupa e UEFA-së është manifestim me rëndësi për tërë shtetin.