Shkup, 6 dhjetor- Sistemi për mbështetjen e grave viktima të dhunës në familje në Maqedoni ka kohë që ka ngecur. Elena Dimushevska nga Rrjeti nacional kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, thotë se nëse bëhet krahasimi në mes strehimoreve të shtetit dhe atyre që funksionojnë në kuadër të sektori civil, mund të shihet se shteti nuk ka zhvilluar asnjë lloj të masave për gratë të cilat janë viktima nga dhuna në familje. Duke e mbështetur në situatën aktuale me të cilën ballafaqohen këta gra, nga “Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave” thonë se në vendin tonë mungojnë masat e punësimit, strehimit, gjegjësisht siç thonë ata, gratë viktima të dhunës në shoqërinë tonë janë lënë krejtësisht të vetme. “Kur një grua viktimë e dhunës në familje planifikon që të largohen nga mjedisi ku ushtrohet dhuna, në këtë rast ajo në radhë të parë mendon për veten dhe fëmijët e saj se ku mund të drejtohet apo shpërngulet. Gjendja momentale këtyre personave ju ofron dy mundësi, ose të largohen nga shtëpia dhe të mbesin në rrugë, apo të qëndrojnë edhe më tej në vendin ku vazhdimisht janë të ekspozuar në maltretime. Kur ato duhet të vendosin mes dy të këqijave, përcaktohen për atë më të butën, që në këtë rast është qëndrimi në shtëpi dhe pranimi i fatit ashtu siç është”, tha Dimushevska. Mes tjerash, ajo shtoi se në qoftë se në vendin tonë ekzistojnë masa të cilat do t’ju sigurojnë strehim të qëndrueshëm këtyre grave, atëherë parashikimet janë se numri i qytetarëve të cilët do t’i denoncojnë rastet e dhunës në familje… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.