Sipas një studimi që është bërë në Francë, gratë nuk dëshirojnë që ta kalojnë jetën me burra që nuk i ndihmojnë ato në punët e shtëpisë. Në studimin e bërë, kanë marrë pjesë rreth 10.000 gra, ku është gjetur se mënyra më e mirë për të arritur tek zemra e një femër është duke ia bërë punët e shtëpisë, si larja enëve dhe pastrimi i shtëpisë. 73% e të anketuarve janë deklaruara se i kanë përzënë partnerët e tyre për arsye se ata ishin të paaftë për ti ndihmuar rreth punëve të shtëpisë, qoftë dhe heqjen e enëve nga makina e larjes, transmeton gazetametro.net. Ndërsa 86% e të anketuarve u deklaruan se ishin thellësisht të dëshpëruara nga shmangia e burrave të tyre që të bënin punët e shtëpisë. Një hulumtimi i tillë se fundi është publikuara edhe në Britani të Madhe, ku është parë se meshkujt e bardhë britanikë bëjnë 31% të punëve të shtëpisë, duke kaluar rreth gjashtë orë duke bërë gatim, pastrim larje, hekurosje dhe kështu me radhë, ku krahasuar me gratë të cilat 14 orë janë të angazhuara në punët e shtëpisë. Megjithatë, burrat më ngjyrë britanikë ishin shumë më të barabartë me gratë, duke bërë rreth 40% të punëve.
Gratë braktisin burrat që nuk i bëjnë punët e shtëpisë!
Leave a comment