Një ëmbëltore në Shkup është grabitur mbrëmë nga dy persona të panjohur të cilët e kanë marrë qarkullimin ditor. Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se grabitja ndodhi rreth orës 20:30 minuta në ëmbëltoren në rrugën “Vietnamska” kur të dy personat i janë kanosur të punësuarit me pistoletë. Merren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e plotë të rastit.