Ky aplikacion tani është në gjendje të përkthejë një fjali të plotë, dhe jo secilën fjalë veç e veç. Google është duke e përmirësuar shërbimin e saj të përkthimit, përmes një qasje që interpreton fjali të tëra. Google e ka treguar edhe një shembull të Google Translate, ku shihet rezultati në mes versionit të vjetër të përkthimit dhe atij të riut. Teknika e përmirësuar e përkthimit do të funksionojë menjëherë në gjuhët: angleze, frënge, gjermane, spanjolle dhe kineze. Google ka njoftuar gjithashtu se përmirësime të ngjashme do të bëjë edhe me të gjitha 103 gjuhët që aktualisht i mbështet Google Translate.