Gjiganti teknologjik Google ka konfirmuar se në fillim të vitit 2017 do të lansojë dy orë të mençura. Jeff Chang, menaxher i produkteve të Android Wear, ka konfirmuar planet për orët e mençura. Edhe pse do të kenë statusin e orëve kryesore, këto pajisje nuk do të prodhohen nga Google. Gjiganti ka bashkëpunuar me një firmë për prodhimin e orëve Android Wear. Chang ka konfirmuar se kompania bashkëpunuese edhe më herët ka prodhuar orë të mençura për Googlen. Në këtë listë janë Samsungu, Huawei, Motorola dhe LG. Orët e reja do të operojnë me sistemin e ri operativ për orë Android 2.0.