Shkup, 27 dhjetor – Shkallë e lartë e papunësisë e të rinjve shënohet në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta KOHA. Në mesatare, gjysma e të rinjve në Ballkan nuk është e punësuar. Vendin e parë për kah papunësia e të rinjve e mban Bosnje e Hercegovina, me 63 për qind. Në vendin e dytë dhe të tretë, me nga 50 për qind janë Maqedonia dhe Serbia. Sipas të dhënave të EUROSTAT, 43 për qind e të rinjve të moshës 18-24 vjet janë të papunë në Kroaci, ndërsa në Malin e Zi kjo shkallë është 40 për qind. Vlen të theksohet se Shqipëria, përkundër shkallës së larta të varfërisë, megjithatë ka 35 për qind të nivelit të papunësisë të të rinjve. Sipas analizave, në Maqedoni jo vetëm te mosha prej 18-deri 24 vjet, por edhe te mosha nga 25 deri 29 vjet ka shkallë të lartë të papunësisë. Trendet negative të papunësisë, që shumë pak janë zbutur në dy vitet e fundit, regjistrohen edhe në periudhën 2011-2014. Në vitin 2011 është regjistruar papunësia prej 47 për qind e moshës prej 25 deri në 29 vjeç, që në vitin 2014 është zvogëluar në 45 për qind. Ekspertët sugjerojnë reforma urgjente në sistemin arsimor, harmonizimin e tij me tregun e punës, si dhe vëmendje më të madhe për arsimin joformal dhe mbështetje më të madhe për këshillimet në karrierën e të rinjve. Sipas profesoreshës universitare, Biljana Sekullovska-Gaber, shtetit duhet të orientohet në ndryshimet e sistemin arsimor, dhe sidomos në përforcimin r bashkëpunimit midis institucioneve të sistemit të lartë arsimor dhe kompanive private. “Shembull… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.