Fëmijët tani kanë më shumë qasje në informacione dhe të reja gjatë historisë. Shumica prej tyre e bartin në mënyrë konstante telefonin e mençur por shumë nga ta e pranojnë se nuk janë me vetëbesim se cilat lajme janë të vërteta e cilat jo, sipas një studimi nga Common Sense Media, transmeton Klan Kosova. Më pak se 45% e fëmijëve amerikanë mes moshave 10-18 thanë se nuk mund t’i dallonin lajmet e rrejshme në mënyrë të saktë dhe gati një e treta e tyre e pranuan se lajmet që ata i kishin shpërndarë në profilet e tyre ishin të rrejshme. Çereku i 853 pjesëmarrësve në studim nuk ishin të sigurt nëse lajmet që i kanë shpërndarë janë të vërteta apo jo. Djemtë dinin t’i dallonin lajmet e rrejshme më mirë se vajzat. Studimi ishte bërë përmes një pyetësori online në Janar dhe u gjet se Youtube ishte ueb-faqja më e popullarizuar tek ta. Sa i përket përmbajtjes së lajmeve që ata i lexojnë, ato përmbajnë anshmëri dhe paragjykime serioze racore dhe gjinore” tha James P. Styer, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Common Sense Media.