Durge Kami, 69 vjeçar, ka lindur në një familje të varfër në Nepal, e cila ka jetuar shumë larg nga shkolla, duke e bërë të pamundur pranimin formal të edukimit si fëmijë. Por kjo nuk e ka ndalur atë që të përfundojë shkollën tani.
Ai tani si nxënësi më i vjetër në shkollë dhe shokët e shoqet e tij të klasës e quajnë “gjysh”, sapo ka përfunduar klasën e shtatë. Ai zgjohet, gatuan, ha pastaj shkon në shkollë. Atij i duhet një orë e 20 minuta që të shkojë në shkollë. Mësimi fillon në orën 10 dhe përfundon në orën 16.
Edhe pse mësuesit janë më të rinj se Durge, ai i respekton ata dhe sillet tamam si një student. Gjatë pushimit të drekës, ai luan futboll dhe volejboll. Kami shpreson se do të jetë shembull për gjeneratat e reja, për të ndjekur mësimin.