Shkup, 26 janar – Kryetarë të gjykatave, zëvendësit e tyre, gjykatësit dhe udhëheqësit e administratës gjyqësore sot marrin pjesë në këshillim njëditësh me temë “Etika”, e cila mbahet në organizim të akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev”, e në bashkëpunim me Institutin evropian për administratë publike (EIPA). Këshillimi i sotëm, siç theksoi drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, Aneta Arnaudovska, paraqet model të tretë dhe ka të bëjë me kryetarët e gjykatave dhe administratorët gjyqësor nga gjykatat të cilat kanë marrë pjesë në këshillimet paraprake lidhur me temën, e janë mbajtur në nëntor dhe dhjetor të vitit 2015 dhe në janar të vitit 2016. Para pjesëmarrësve në këshillim të temave për pavarësi, paanësi dhe barazi, integritet dhe pronësi, kompetencë dhe efikasitet, si dhe për parimet bazë për etikë, fjalime do të mbajnë ekspertët për trajnim gjyqësor Peter Goldshmith dhe drejtoresha e EIPA Luksemburg, si dhe dy ish gjykatës, të cilët kanë përvojë në gjykatat kombëtare, si dhe nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, Jorgen Andersen dhe Peter Gjortler. Andreson në fjalimin e tij potencoi se pavarësia e gjyqësisë është parakusht për qeverisje të së drejtës dhe paraqet garanci bazë për gjykim të drejtë. Në kontekst të asaj, shtoi ai, duhet të ekzistojnë garancione të cilat do t’i lirojnë gjykatësit nga presionet e jashtme. “Në Danimarkë nëse merrni vendim të gabuar gjyqësor sepse keni pranuar ryshfet, kjo konsiderohet si vepër penale e cila është në nivel të njëjtë sikur edhe vrasja, përkatësisht mund të dënoheni me dënim të njëjtë me burg veçanërisht nëse jeni gjykatës, i cili ka sjellë vendim gjyqësor si rezultat të ryshfetit”, tha Anderson. Në shtetet veriore evropiane, siç theksoi, ka sistem ku gjykatësit konsiderohen si nëpunës shtetëror. “Shpesh herë tani gjykatësit marrin transfere në pjesë të ndryshme të shtetit, përkatësisht një gjykatës nuk mund të punojë një periudhë më të gjatë në një vend të njëjtë. Në atë mënyrë sigurohet pavarësia edhe nga opinioni edhe nga avokatët, të cilët i ka njoftuar, përkatësisht pengohet forma e caktuar e sjelljes jo të drejtë”, shtoi ai. Anderson si garancion kundër presioneve të jashtme i potencoi pagat të cilat i marrin njerëzit në gjyqësi. Ato, siç tha, duhet t’u sigurojnë jetë të rehatshme dhe t’i mbrojë nga korrupsioni.
“Ish kryeministrja britanike Margaret Thaçer brenda natës i rriti pagat e gjykatësve për 25 për qind. Nga ai vendim gjykatësit në Britani të Madhe ishin shumë të kënaqur, sepse merrnin paga të larta që të mund të mbrohen nga ryshfeti”, tha ai. Në këshillim u potencua se gjykatësi duhet të përmbahet ndaj ligjit dhe ta praktikojë profesionin gjyqësor pavarësisht parlamentit dhe pushtetit ekzekutiv. Duke diskutuar për standardet dhe parimet evropiane dhe ndërkombëtare në pikëpamje të etikës dhe qeverisjes të së drejtës, pjesëmarrësit e këshillimit u pajtuan se gjykatësi duhet t’i kryejë detyrat e tij me cilësi sa të lartë të mundshme, duke vepruar me rastet në mënyrë profesionale, themelore dhe efikase.