Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, ka tërhequr masat ndaluese ndaj të voglit Charlie Gard 10 muajsh, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, duke aprovuar vendimin e gjykatave britanike, në mënyrë që të ndërpriten kurat të cilat e mbanin në jetë. Gjykata e Strasburgut me vendimin e kësaj të marte, i dha të drejtë kërkesës së prindërve. Në kërkesën e tyre, prindërit e të voglit i cili vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike vdekjeprurëse, kërkonin që spitali të ndërpriste trajtimet që e mbanin në jetë Charlie në SHBA, duke e lejuar të vdesë në mënyrë që të merrnin fund dhimbjet e tij. Ndër të tjera denoncuan vendimet e gjykatave britanike, si ndërhyrje në të drejtën e tyre të prindërimit. Gjykata e Strasburgut, lejoi kështu që ndaj vogëlushit të ndërpriten kurat eksperimentale në SHBA, për shkak se ngrenë shumë pikëpyetje morale dhe etike.