Gjykata Administrative vonë pasdite do të mbajë seanca në të cilat do të shqyrtohen dy padi të shtruara nga Koalicioni për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Nga Gjykata administrative kumtuan se do të shqyrtohen dy padi të LSDM-së. Në orën 18 do të mbahet seancë publike pas padisë së shtruar të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja për URP.nr. 513/2016 për shfuqizimin e Vendimit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve UP1. nr. 10-493 prej 17.12.2016. Në orën 18:30 do të mbahet seancë publike për padinë e shtruar prej Koalicionit të kryesuar nga LSDM URP.nr. 514/2016 për shfuqizimin e Vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjehdjeve UP1.nr. 10-490 prej 17.12.2016. Këshilli i gjykatësve përbëhet prej Vesna Jovanovska, kryetare dhe anëtarët Burim Sejdini, Aneta Xhigerova, Gjoko Zhivkovski dhe Dragosllav Radiçevski. Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja shtroi katër padi deri te Gjykata Administrative, një padi e shtroi VMRO-DPMNE. Gjykata Administrative ka afat prej 48 orësh të veprojë për këto padi dhe në afat prej 24 orëve vendimet t’i publikojë në ueb faqen e Gjykatës.