Një lojtar i Shanhai Shenhua është gjobitur nga klubi i tij kinez me pagë vjetore, për shkak se ia shkeli shkeli qëllimisht këmbën mesfushorit belg Axel Witsel. Qin Sheng merr një pagë vjetore prej 35 mijë euro, afërsisht aq sa përfiton gjatë një viti. Bashkëlojtari i tij Carlos Tevez përfiton të njëjtën shumë brenda një jave. “Pasi u ndëshkua me karton të verdhë në lojën e parë, ne ia tërhoqëm vërejtjen para ndeshjes për sjelljet e tij në fushë”, ka thënë Wu Xiaohi, president i klubit.
Madje futbollisti është kërcënuar nga klubi se do t’a detyrojë të luajë në ekipin e dytë për katër vitet e ardhshme të kontratës. Më poshtë veprimi i lojtarit kinez, të cilin mund t’a paguajë me karrierë.