Një gji gjigant u shfaq në Londër, një ndërtesën në Ditën e Nënave (26 Mars, Britani), si pjesë e fushatës #freethefeed, lëvizje kjo që e promovon qasjen jo-gjykuese ndaj të ushqyerit me gji. Agjencia e pavarur britanike Mother London shpreson që me këtë akt ta rrisë vetëdijen mbi stigmat shoqërore që ekzistojnë mbi gjidhënien në vende publike. “Ky ishte projekti ynë në ditën e nënave. Një festim i së drejtës së secilës grua që të vendosë se si dhe ku e ushqejnë fëmiun e tyre, pa u ndjerë fajtorë apo të turpëruar për zgjedhjet e tyre prindërore”, shkruante në blogun e kësaj agjencie.
Gjiu gjigant në qiellin e Londrës (FOTO)
Leave a comment