Elvira Bajraktari është në fillim të karrierës me përfaqësuesen e Kosovës në volejboll, por ajo tashmë është e para për diçka. Është e para për centimetrat e saj, shkruan sot Koha Ditore. Me 187 centimetra, Elvira është lojtarja më e gjatë e përfaqësueses dhe me gjasë më e gjata në volejbollin kosovar dhe prej më të gjatave në sportin kosovar në përgjithësi. Shtatlartësia është përparësi për bllokuesen e mesit, por ajo synon të ngritë nivelin e lojës. Shpreson të ngrihet në nivelin që i siguron angazhim në ndonjë klub të ndonjë lige të fortë evropiane. Aktualisht luan për Skenderajn, klub në të cilin edhe nisi karrierën. Bajraktari fundjavën e kaluar së bashku me volejbollistet e tjera pati grumbullimin e parë me Kosovën para debutimit në skenën ndërkombëtare..