Ankara, 16 maj – Kryeministri turk Binali Jilldirim sot kërkoi nga Qeveria në Berlin të zgjedh mes aleancës dhe marrëdhënieve të mira me Ankaranë dhe mbështetjes për “puçistët” të cilëve Gjermania u dha azil. “Gjermania duhet të vendos një punë, nëse dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë atëherë duhet të kthehet drejtë republikës Turke, e jo ndaj puçistëve”, deklaroi Jilldirim para deputetëve nga Partia e tij e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP). Jilldirim me këtë drejtpërdrejtë iu drejtua qeverisë gjermane, e cila sipas Ankarasë, iu jep mbështetje ithtarëve të predikuesit islamik Fetullah Gjylen të cilin Turqia e konsideron organizator të grusht shtetit të pasuksesshëm nga korriku i vitit të kaluar. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, azilin politik që Gjermania ua dha personave ushtarak turk dhe diplomatëve janë vetëm një incident në marrëdhëniet turko-gjermane në dy vitet e fundit. Tensionet në mënyrë shtesë u rritën me ndalesën gjermane për mbajtjen e tubimeve për referendum, me të cilin muajin e kaluar Erdogani fitoi rritje të ingerencave.