Qeveria gjermane planifikon të deportojë 12.500 shtetas të Afganistanit, edhe krahas situatës së keqe në vendin e tyre, shkruan sot gazeta “Noje osnabruker cajtung”. Gazeta gjermane i referohet përgjigjes me shkrim të Qeverisë në pyetjen nga grupi parlamentar i partisë “E Majta”. Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Gjermani ka rreth 247.000 afganë. Qeveria në Berlin konsideron se siguria këtyre personave do t’u garantohet në qytetet e mëdha afgane.