Berlin, 7 nëntor – Gjermania filloi hetim kundër njeriut të parë të Fejsbukut, Mark Zuckerberg për mosmarrjen e masave për luftë kundër komenteve raciste në rrjetin e tij social. Për çështjen është aktivizuar Prokuroria e Munihut, deklaroi zëdhënësi i tij Florian Vjancil pas padisë së parashtruar kundër Zuckerbergut nga avokati Çan Xho-Jun me seli në Munih. Sipas avokatit, hetimi fillestar është zbatuar kundër Zuckerbergut edhe nëntë udhëheqësve të kompanisë amerikane. Prokuroria në Hamburg në mars hodhi poshtë një padi të ngjashme nga avokati i njëjtë, me arsyet se udhëheqësit e Fejsbukut nuk hyjnë në juridiksion të legjislacionit gjermanë.