Një qytetar serb me emrin Vladimir nga Vojvodina e Serbisë e ka nxjerrë në shitje votën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Përmes një faqe ku shiten gjëra të llojllojshme përmes internetit, serbi e ofroi votën e tij për ta shitur për një çmim shumë të lartë prej 10.5 milionë eurosh, shkruan Balkan Insight. “Shes votën time, partia nuk ka rëndësi. Arsyeja e shitjes: Jam dorëzuar. Votën e ndërroj me nënshtetësi kanadeze dhe një fermë në Kanada”, thuhet në përshkrimin e artikullit në shitje. Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill. Më herët, një tjetër votues e kishte ofruar lopën e tij për fushata marketingu të partive politike, duke aluduar në vizitat e politikanëve nëpër fshatra gjatë fushatave para zgjedhjeve.