Policia ka burgosur dy marokenë, të cilët kishin provuar të fusin ilegalisht emigrantë në Ceuta, enklavën e Afrikës Jugore në Spanjë, duke fshehur dy refugjatë në një veturë dhe në një tjetër në valixhe. Kur policët kishin kontrolluar një veturë, në të gjetën të fshehur gjetur dy persona, transmeton Express. Gruaja dhe burri, të cilët mendohen të jenë nga Guinea, kishin marrë ndihmën e parë për shkak se kishin pasur pak hapësirë për të marrë frymë. Ndaras nga kjo, një afrikan i ri është gjetur në një valixhe të një gruaje. Ky incident ka ndodhur më 30 dhjetor dhe personi që ishte gjetur në valixhe ishte nga Gaboni, kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Një femër 22-vjeçare nga Maroku kishte provuar që ta fuste në Ceuta, por policia e kishin urdhëruar që ta hapte valixhen, ku e kishin gjetur të riun nga Gaboni.