Ish mbrojtësi i famshëm i Dinamo Zagreb, drejtori dhe trajneri i klubit të madh kroat, 57-vjeçari Zvezdan Cvetkovic, është gjetur i vdekur në garazhën e tij në mëngjesit e sotëm rreth orës 8 në mëngjesit në Kostanjevc. Policia vendore ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjetur në rrethin e Maksimirit.
Sipas informacioneve jo-zyrtare Cvetkovic ka ndëruar jetë nga vdekja natyrore. I ndjeri ka qenë anëtar i gjeneratës së artë ’82, e cila ishte e udhëhequr nga i famshmi Ciro Blazevic duke e fituar titullin e shtetit të athershëm duke e kthyer titullin në Zagreb pas 24 viteve. Zvezdan karrierën e futbollistit e kishte nisur në Karlovac, ndërsa për Dinamon luajti 174 ndeshje. Karriera e tij mori fund në vitin 1990, pas një lëndimi të tmerrshëm që e përjetoi përballë Bayer Leverkusen kur kishte pësuar fakturë në kokë.
Gjendet i vdekur ish-legjenda e Dinamos, Zvezdan Cvetkovic
Leave a comment