Një person është lënduar lehtë në njërin prej gjithsej gjashtë aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Policia rrugore dje sanksionoi 12 drejtues të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, pesë drejtues të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, tre drejtues të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 12 drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 19 drejtues të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë shfrytëzuar telefon celular. Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme, ndërsa janë ndaluar 56 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 74 automjete. Sektori për parandalim në kuadër të SPB Shkup sot do të mbajë leksion për komunikacionin në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion në cilësinë e drejtuesit, të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjeteve.