Sipas përzgjedhjes së gazetarëve të agjencisë së lajmeve AFP, presidenti amerikan Donald Tramp është personaliteti më me ndikim në vitin 2016, e pastaj pasojnë presidentët e Rusisë dhe Turqisë – Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan. Për përzgjedhjen kanë votuar të gjithë gazetarët e agjencisë franceze nga të gjitha redaksitë në mbarë botën. Pothuajse 300 gazetarë kanë votuar për personalitetet nga lista e propozuar nga 30 persona, të cilët janë përzgjedhur nga redaktorët e redaksive të ndryshme të agjencisë, ndërsa të cilët si emra më shumë janë përmendur në lajmet e tyre. Vendi i katërt i takon Hilari Klintonit. Pastaj pasojnë ish-lideri i partisë UKIP, Nejxhel Farazh, presidenti sirian Bashar al -Asad, presidenti amerikan Barak Obama, papa Françesku, muzikanti Bob Dillan dhe zonja e parë e SHBA-së, Mishel Obama.