Shkup, 7 nëntor – Vitin e kaluara Dogana e Maqedonisë ka konfiskuar 1.2 milionë euro para të pa paraqitura në pikat kufitare. Këtë e konfirmon zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë, Lavdrim Veliu, sipas të cilit, nga fillimi i vitit e deri më tani janë konfiskuar gjithsej 667 mijë euro. Në prononcimin e tij për gazetën KOHA, ai thotë se këto shuma të mjeteve financiare ilegale janë zbuluar pavarësisht faktit se ekzistojnë fushata dhe apeleve me qëllim të njoftimit të qytetarëve për pasojat eventuale të fshehjes së parave gjatë kalimit në pikat kufitare. Vetëdija e ulët dhe mosnjohja e rregullave ligjore është shkaku kryesorë pse qytetarët mundohen të fshenin paratë gjatë kalimeve nëpër pikat kufitare. Shuma prej 1.2 milionë eurove është konfiskuar në 89 raste të kontrolleve doganore gjatë vitit të kaluar, kurse shuma tjetër prej 667 mijë eurove, është konfiskuar brenda këtij viti. Karakteristikë e këtyre rasteve të konfiskimit, sipas zëvendësdrejtorit Veliu, është se pjesa dërmuese e këtyre tyre janë zbuluar tek personat që kanë tentuar të dalin nga Maqedonia. Gjithashtu, në shumicën e këtyre rasteve qytetarët kanë tentuar që nga vendi të nxjerrin deviza euro, por siç nënvizojnë nga drejtoria e Doganave, ka pasur tentime edhe kur udhëtarët janë zënë duke mos paraqitur deviza, si dollarë kanadez, amerikan, apo edhe funta angleze. “Në çdo pikë kufitare kemi vendosur tabela informative dhe dy herë në vit organizojmë fushatë, ku përmes shpërndarjes së fletushkave i informojmë qytetarët, respektivisht udhëtaret për obligimet ligjore… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.