Shkup, 14 qershor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Maqedoni, Çarls Edmund Garet. Në takim, siç kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë, është përshëndetur përcaktimi i kryeministrit Zaev dhe Qeverisë së re ndaj proceseve reformuese të cilat duhet të hapin perspektiva për qytetarët dhe për shtetin, si dhe politikat konstruktive dhe inkluzive dhe qasja e tij e sinqertë ta bashkojë energjinë pozitive në shoqëri për të mirën e të gjithëve. Ambasadori Garet, Zaevit ia ka dërguar urimin e kryeministres britanike Treza Mej për hyrjen e tij në detyrën kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me shpresën e shfaqur se Qeveria e re do ta hap rrugën për progresin e Republikës së Maqedonisë. “Pas krizës politike shumëvjeçare, Qeveria e re ka mundësi të rëndësishme t’i implementojë reformat e nevojshme”, qëndron në urim. Kryeministrja britanike Mej e ka inkurajuar përkushtimin e Qeverisë për përforcimin e qeverisjes të së drejtës, zbatimin e reformave të nevojshme gjyqësore dhe ndërtimin e institucioneve të pavarura. “Të gjitha këto janë të rëndësishme për stabilitetin e Maqedonisë dhe progresin e rrugës euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë, qëndron midis tjerash në urimin e kryeministres Mej për kryeministrin Zaev. Kryeministri i Maqedonisë ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar fuqimisht për të lëvizur proceset reformuese, që, siç u konstatua edhe me partnerët tanë në Bruksel, i hapin perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë. Zaev, ka kumtuar se i pret rezultatet e para të reformave në shtator, për kur ka shfaqur shpresë se do të fillojë edhe faza e dytë e reformave serioze të nevojshme për cilësinë e jetës për qytetarët dhe proceset integruese. Në takim, kryeministri Zaev ka theksuar se Qeveria është e përcaktuar, në interes të të gjithë qytetarëve, t’i përfshijë në proceset reformuese sektorin civil, opozitën si edhe të gjithë të cilët duhan dhe mund të ndihmojnë. Ka kumtuar edhe se Qeveria e re është drejtuar të ndërtojë të ardhme të përbashkët evropiane me fqinjët, në interes të stabilitetit të rajonit dhe zhvillimit të tij. Ambasadori britanik Garet, në takimin me kryeministrin Zaev ka potencuar se Britania e Madhe mbetet mike e madhe e Maqedonisë në rrugën e proceseve demokratike dhe integruese, në interes të qytetarëve të Maqedonisë si dhe prej afër është e interesuar për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e gjithë rajonit.