Gabimet e gjyqtarëve në futboll ndodhin, por jo një i tillë sikurse ai në ndeshjen ndërmjet Newcastle dhe Burton në Championship. Gjyqtari Keith Stroud në vend që të përsëritë penalltinë për shkak të hyrjes së lojtarëve në zonë para se të goditej topi, vendosi që ta anulonte penalltinë dhe topin t’ia jepte skuadrës kundërshtare.