Fotografi nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka arritur të shfaq portrete ekspresive të njerëzve që jetojnë në Pakistan. Sohail Karmani, profesor në Universitetin e Nju Jorkut Abu Dabi, ka kaluar dy javë në Sahiwal, në krahinën Punjab. Qyteti është i vendosur në mes të lumejve Sutlej dhe Ravi, dhe me shumë se 60% e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme, që mbijetojnë më me pak se 2 euro në ditë, raporton Daily Mail. Në udhëtimet e tij, Karmani ka takuar dhe ka fotografuar fëmijë, njerëz të varur nga droga, njerëzit e pastrehë, mistikët dhe pemëshitës. Sahiwal, është qyteti i 22-të për nga madhësia në Pakistan, dhe 99% e popullsisë janë myslimane.