Francis Kone, sulmuesi i Slovackos në Çeki i ka shpëtuar jetën portierit Martin Berkovec të Bohemians, pas një përplasje të rëndë në një ndeshje të Ligës 1. Portieri u godit nga mbrojtësi i skuadrës së tij dhe për pak minuta mbeti pa vetëdije, por Kone reagoi shpejtë duke ndihmuar portierin të marrë frymë, pasi atij i ishte rrotulluar gjuha. Pas takimit që të shtunën u mbyll me rezultat 0 me 0, Berkovec falënderoi sulmuesin nga Togo. “Faleminderit Francis Kones që më shpëtoi në ndeshjen e sotme… Jam i lumtur për ndihmën dhe faleminderit përsëri!!!”, ka shkruar ai në Facebook.