Shqetësohet Milan pas humbjes 2-1 në transfertën kundër Udinezes. Sikur të mos mjaftonte disfata, kuqezinjtë duhet të mendojnë edhe për dëmtimin e rëndë të një për titullarëve të ekipit. Matia De Shiljo u dëmtua në kaviljen e djathtë pas një ndërhyrje “horror” nga një kundërshtar i tij. Mbrojtësi i krahut të djathtë mësohet se rrezikon të humbasë sezonin, por me siguri një gjë e tillë do të mësohet nesër kur De Shiljo të kryejë analizat e hollësishme.