Shkup, 27 shkurt – Në rajonin e SPB Shkup gjatë fundjavës kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, në të cilët në 18 lëndime më të lehta trupore kanë marrë 13 persona, ndërsa 16 kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Të premten më 24 shkurt, kanë ndodhur 10 aksidente trafiku. Në katër prej tyre katër persona janë lënduar më lehtë, ndërsa në gjashtë është shkaktuar vetëm dëm material. Njëmbëdhjetë aksidente trafiku kanë ndodhur të shtunën, prej të cilëve në tetë lëndime më të lehta kanë marrë dy persona, ndërsa tek shtatë është konstatuar dëm material. Dje është kryer ekspertizë në nëntë aksidente trafiku. Në gjashtë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material. Gjatë tre ditëve të kaluara policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të një numri më të madh të kundërvajtjeve tek 88 drejtues automjetesh të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe sesa lejohet, 11 drejtues e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, dy drejtues kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, nëntë drejtues gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur celularin, si dhe tek 44 drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Me ndihmën e automjetit të posaçëm “karrotrec”, janë larguar 92 automjete.