Nën ndikimin e valës së re të lagësht nesër moti në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë pasdite në pjesët lindore, ku në nivel lokal do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima. Vende vende pritet të bien mbi 25 litra në një metër katror. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor.
Siç informoi DPHM, në orët e mbrëmjes drejt së enjtes për shkak të uljes së ajrit të ftohtë nga veriu në male reshjet do të jenë të borës. Të enjten do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male do të bie borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga perëndimi, ndërsa të premten nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat do të bien në mënyrë të konsiderueshme, me ç’rast ato të mëngjesit gjatë fundjavës vende-vende do të ulen nën zero. Në 24 orë e kaluara më shumë shi, 6 litra në metër katror ra në Demir Kapi, Dibër dhe Kumanovë, 5 litra pati në Lazaropole, Pretor dhe Strumicë, 4 në Ohër, 3 në Manastir, Shtip, Gjevgjeli, Krushevë dhe Dojran, 2 litra në Kriva Pallankë, Tetovë, Mavrovë dhe Berovë dhe 1 litër në një metër katror në Prilep.
Moti sot është me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten. Në orët e mbrëmjes në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, nga fundi i ditës përkohësisht e përforcuar jugore, veçanërisht përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë Celsius. Në Shkup temperatura maksimale do të mbërrijë deri në 18 gradë Celsius.