Pas shumë gjërave të ndodhura në këtë hark kohor në Kombëtare, vjen edhe një akuzë e rëndë. Është një ish lojtar që ka veshur fanellën kuqezi. Këtë radhë është Jurgen Gjasula që shigjeton drejtuesit e FSHF në lidhje me drejtimin e Kombëtares. Ja deklarata e tij e fortë kundër drejtuesve: “Ndeshjen me Izraelin nuk e ndoqa, vetëm rezultatin pashë. Personalisht nuk e kuptoj dot se si ka mundësi që lojtarët që luajnë në Gjermani nuk grumbullohen, ndërsa ata lojtarë që as nuk luajnë në ekipe të vetat grumbullohen.” “Por kjo është diçka që i takon trajnerit dhe më vjen keq ta them por në Shqipëri bëhen shumë gjëra vetëm për interes! Normale që u mërzita për mungesën në Francë. Kisha shumë dëshirë të luaja për vendin ku kam lindur, me zemër jam 100% shqiptar. Po këto gjëra nuk janë në dorën time”, thotë në një intervistën për “Revista Who” futbollisti i lindur në Tiranë.