Përderisa luftanijet amerikane po shkojnë në drejtim të gjirit të Koresë së Veriut dhe pas sulmeve ajrore në Siri, njerëzit kanë filluar të frikësohen se mos po shpërthen Lufta e Tretë Botërore. Eh këtë frikë të njerëzve po e dëshmon motori i kërkimit Google, të dhënat e së cilës tregojnë se njerëzve iu ka mpiksur në kokë ideja e një konflikti botëror ditëve të fundit. Kërkimet për “World War 3” (Lufta e Tretë Botërore) kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë, thuhet sipas të dhënave të publikuara nga Infowars. Kërkimet për “luftë” dhe “luftë botërore” janë gjithashtu në nivelin e tyre më të lartë prej fillimit të këtij viti. Përdoruesit e Google po kërkojnë gjithashtu edhe informacione mbi “luftën e Trump” dhe “luftën në Siri” në numra rekord.
Frika nga Lufta e Tretë Botërore, e konfirmon dhe GOOGLE
Leave a comment