Paris, 20 nëntor – Francezët sot kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet preliminare të Republikanëve ku do të duhet të zgjidhet kandidati, i cili do t’i prezantojë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi. Për zgjedhjet preliminare janë hapur rreth 100.000 vendvotime mbarë vendin, ndërsa janë angazhuar rreth 81.000 vullnetarë për zbatimin e tyre. Në votim, krahas anëtarëve të partisë, mund të marrin pjesë të gjithë ata të cilët janë regjistruar në listën zgjedhore dhe të cilët janë të gatshëm ta pranojnë gjegjësisht nënshkruajnë Kartën e së djathtës dhe të qendrës. Në këtë rast duhet të paguajnë edhe dy euro. Zgjedhja është e pasur, madje shtatë kandidatë luftojnë për kandidaturën presidenciale të Republikanëve: Zhan-Fransoa Kope ish-ministër, Fransoa Fijon ish-kryeministër dhe ministër, kryebashkiaku i Bordos dhe ish kryeministër dhe ministër Alen Zhipe, Natali Kosiusko-Morize ish ministre, Bruno Le Mer gjithashtu ish ministre, Zhan-Frederik Poason nga Partia Demokristiane dhe ish presidenti Nikolla Sarkozi. Të gjitha hulumtimet e mendimit publik tregojnë se dy kandidatët nga shtatë kandidatët të cilët sonte do të arrijnë të parët, njëri prej tyre do të ketë gjasa të bëhet president i Francës.