Sipas një sondazhi të zhvilluar në Francë vetëm 36 për qind e francezëve janë të kënaqur nga presidenti Emmanuel Macron, i cili tani përfundoi 100 ditët e para në detyrë. Sipas sondazhit të kompanisë së hulumtimeve IFOP, 55 për qind e francezëve mendojnë se Macron nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
Në sondazhin ku morën pjesë 1001 të anketuar, vetëm 36 për qind e pjesëmarrësve janë deklaruar se janë të kënaqur me punën e presidentit Macron. Ndërsa 40 për qind e francezëve janë deklaruar me presidencën e Macronit situata e përgjithshmë në Francë po përkeqësohet edhe më shumë. Rezultatet e sondazhit tregojnë se politika më e keqe e Macronit është lufta kundër emigrimit ilegal. Ndërkaq 46 për qind e të anketuarve kanë qenë të kënaqur në 100 ditët e para të ish-presidentit të Francës, François Hollande.