Gazetarët akuzohen për njëanshmëri. Gjykatësit thonë se po urdhërohen nga presidenti. Vendi është pranë “luftës civile”. Nuk është vetëm një fushatë më e hidhur se ajo e Amerikës, është Franca në vitin 2017, shkruan”AFP”. Komentet e fundit nga konservatori Francois Fillon, i cili i akuzoi qeverinë socialiste të shtunën se nuk mund të ofronte siguri për kandidatët, nënvizoi se fushata e Francës po merr tone të shëmtuara. “Unë solemnisht akuzoj kryeministrin dhe qeverinë për mos krijimin e kushteve për ushtrim paqësor të demokracisë”, tha Fillon. “Ata mbajnë përgjegjësi të lartë që lejuan këtë klimë e cila i është afruar luftës civile ”, shtoi ai. Fillon i referohej përplasjeve në qytetin perëndimor të Nantes në fundjavë gjatë një demonstrimi kundër lideres së krahut të djathtë Marine Le Pen, i cili degradoi kur anarkistët dhe vandalët sulmuan policinë dhe pronat. Shtatë oficerë u plagosën, duke përfshirë njërin me thyerje kockash, dhe dritaret e dyqaneve u thyen. Fillon gjithashtu tha se fushata po përçahet “çdo ditë” nga aktivistët e majtë. Të dy, Fillon dhe Le Pen kanë kundërshtuar hetimin e përdorimit të pagesave në Parlament, si akuza të rreme që janë influencuar nga presidenti socialist në ikje, Francois Hollande.