Nga lëvizja masive e refugjatëve kryesisht nga Lindja e Mesme, kemi parë më së shumti kaos në turmat e njerëzve që kalojnë detin në barka të vogla. Më tej ata kalojnë në kontrollet e rrepta kufitare të shteteve e disa herë vrapojnë për t’u shpëtuar policëve kufitarë. Në mes të kësaj kakofonie, fotografi Magnus Wennman ka fiksuar disa prej momenteve më të dhimbshme. “Ku flenë fëmijët?” titullohet albumi i tij, i cili përshkruan vuajtjet e refugjatëve më të vegjël. Projekti i tij fitoi vend të tretë në historitë e vitit 2016. Më tepër se 2.4 milionë fëmijë sirianë janë duke jetuar si refugjatë sipas UNICEF-it. Shumë prej tyre kanë marrë në sup ato pak mjete të familjeve, ndërkohë që shumë të tjerë punojnë në punë të rëndomta për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. Shumë janë të sëmurë dhe të uritur. Kanë humbur prindërit, shtëpitë dhe mundësitë për edukim. Kanë humbur edhe atë që shumë prej nesh e kanë më bazike, privilegjin për një kohë gjumi të qetë dhe paqësore. Këto janë disa prej fotove të tij:
Fotot që tregojnë gjumin e shkatërruar të fëmijëve sirianë
Leave a comment